Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë, ndaj mjekut imazherist në Fier, Gëzim Taullaj.
Ky i fundit, nuk do të marrë pjesë në seancë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.
Mjeku Gëzim Taullaj, 66 vjeç u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një personi që do t’i kryente eko abdominale.
Atij iu sekuestruan paratë që I mori pacientit dhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
66-vje☼ari akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Policia thotë se ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier./abcnews.al


