KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FIBA ia beson Kosovës organizimin e dy garave evropiane
Sport

FIBA ia beson Kosovës organizimin e dy garave evropiane

Kosova News
Kosova News 21:51 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të organizojë Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave dhe FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizoni C.

Pas votimit në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës në Gjenevë, Federata e Basketbollit e Kosovës, zyrtarisht do të organizojë dy evente madhështore evropiane në Kosovë si: FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat dhe FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C – Femrat.

Gara e parë do të mbahet më 25-30 qershor 2024 kurse e dyta më 23-28 korrik 2024.

Kosova për herë të parë me Përfaqësuesen Seniore të Femrave ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, ku ka shënuar sukses të madh, duke e zënë vendin e tretë, kurse një vit më vonë sërish ka garuar në Nicosia, duke e zënë vendin e katërt. Astera Tuhina e ka siguruar një vend në TOP 5 lojtaret më të mira të këtij Evropiani.

Kjo është hera e dytë që Federata e Basketbollit e Kosovës organizon një garë të FIBA-s në konkurrencën e femrave, pasi që në vitin 2019 ka qenë organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B, përderisa më parë i ka organizuar edhe katër FIBA Kampionate Evropiane në konkurrencën e meshkujve.

Ndërkaq, FBK në vitin 2024 do të marrë pjesë edhe me Përfaqësuesen U16 të Vajzave në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Federata e Basketbollit e Kosovës në Planin Strategjik 2021-2025 e ka si qëllim të veçantë: ‘Vajzat dhe Gratë në basketboll’, ku nëpërmjet këtij qëllimi, synon që përveç të ngrit nivelin e lojës së basketbollit për vajza, masivizimin, por edhe vetëdijësimin e opinionit për të mbështetur basketbollin në konkurrencën e femrave në të gjitha aspektet dhe nga të gjitha grupet e interesit.  Andaj kandidatura për organizime të dy eventeve në konkurrencën e femrave dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për të zhvilluar basketbollin e vajzave/grave si në nivel të lojës, ashtu edhe jashtë saj.

FBK prej se është anëtarësuar në FIBA më 2015, rregullisht merr pjesë në FIBA Kampionate Evropiane të Gjeneratave të Reja në të dyja konkurrencat.

Gjithashtu lexoni:

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Vdes një punëtor pasi ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren
08:50 -14/07/2026
Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C
08:47 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?