KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FFK pjesë e Konventës së Trajnerëve të UEFA-s për nivelin UEFA A
Sport

FFK pjesë e Konventës së Trajnerëve të UEFA-s për nivelin UEFA A

Kosova News
Kosova News 11:35 -02/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm nëntë vjet pas pranimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të saj duke fituar anëtarësimin e ri në Konventën e Trajnerëve të UEFA-s për nivelin UEFA A Licencë.

Ky hap i madh përpara për edukimin e trajnerëve në Kosovë dëshmon avancimin e vazhdueshëm të futbollit tonë drejt standardeve evropiane.

“Përmes një shkrese zyrtare drejtuar FFK-së, UEFA konfirmoi pranimin e suksesshëm të FFK-së në këtë konventë, pasi paneli i UEFA Jira dhe Zyra për Zhvillim dhe Asistencë Teknike kanë shqyrtuar dhe miratuar raportin pozitiv të kursit inaugurues për Licencën A nga FFK. Si rezultat, FFK-së i është dhënë anëtarësim i ri në Konventën e Trajnerëve të UEFA-s në këtë nivel të avancuar diplome”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, FFK tani ka të drejtë të lëshojë licencën UEFA A për kandidatët që e përfundojnë me sukses kursin.

Do theksuar se në prill të këtij viti FFK ka nisur për herë të parë edhe kursin për trajnerët e përgatitjes fizike – UEFA Fitness B, kurse në shtator 2025 është paraparë të fillojë kursi për trajnerët e portierëve – UEFA Goalkeeper B.

Ndërkohë, së shpejti Departamenti i Edukimit në FFK do t’i nisë procedurat edhe për licencim në UEFA Pro, që është niveli më i lartë në hierarkinë e edukimit të trajnerëve në Evropë.

“FFK mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve trajnuese dhe në ndërtimin e një strukture të fortë teknike që do ta çojë futbollin e Kosovës në nivele edhe më të larta”, theksohet në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Gjithashtu lexoni:

Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit

UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova News 02/05/2025 02/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?