KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fetai takon Gërvallën në Prishtinë pas incidentit në Shkup: Po bëhen hetime, do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje
Politikë

Fetai takon Gërvallën në Prishtinë pas incidentit në Shkup: Po bëhen hetime, do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje

Kosova News
Kosova News 22:54 -02/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se pas incidentit të djeshëm në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Prishtinë ku mes tjerash është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

MPJ e Maqedonisë shpreh keqardhje për situatën e krijuar, zotohet se nuk do të përsëritet më

Fetai ka thënë se ka njoftuar ministren kosovare për hetimet që po bëhen nga ana institucioneve maqedonase dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje që do të mund të konstatohet nga kamerat e aeroportit.

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka thënë se ministrja Gërvalla është ankuar se ka pasur edhe raste të tjera të sjelljeve të pahijshme ndaj delegacioneve të Kosovës nga ana e personelit të sigurisë e angazhuar nga kompania që operon në Aeroportin e Shkupit.

Fetai në fund thotë se bashkë me ministren Gërvalla janë pajtuar që raportet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe se do të ketë angazhim të përbashkët për thellimin e tyre.

“U pajtuam se raportet ndërshtetërore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se do të angazhohemi bashkërisht për t’i thelluar ato edhe më tej, mbi bazën e partneritetit, si shtete aleate që ndajnë vlera të përbashkëta dhe janë të lidhura ngushtë në çdo rrafsh”, ka shkruar Fetai.

Incidenti ndaj presidentes Osmani në Shkup, Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Gjithashtu lexoni:

Certifikohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Kosova News 02/08/2024 02/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

BE e gatshme për marrëveshje tregtare me Trump
08:58 -27/06/2025
Certifikohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
08:32 -27/06/2025
Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:30 -27/06/2025
Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?