KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Festohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-së, Nancy VanHorn: Me fat që kemi aleatë si Shqipëria
Rajon

Festohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-së, Nancy VanHorn: Me fat që kemi aleatë si Shqipëria

Kosova News
Kosova News 13:50 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Tiranë është festuar dita e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një alet strategjik i Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar nga selia diplomatike e Washintonit në Tiranë ishin të ftuar drejtuesit më të lartë të shtetit, ata të institucioneve të pavarura, përfshi ata të cilët janë pjesë e drejtësisë së re për të cilët, vitet e fundit qeveria amerikane i ka mbështetur jo vetëm duke i inkurajuar por edhe financiarisht.

Nuk munguan as politikanët nga të gjitha krahët e politikës shqiptare mes tyre edhe disa deputetë të opozitës.

Mes të ftuarve edhe njerëz të medias për të cilën ndër vite ambasada amerikane i ka kushtuar një vëmendje të posaçme.

Fjala përshëndetëse e të ngarkuarës me punë Nancy VanHorn në festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës kishte mesazhe me theks tek siguria në një botë të trazuar e me konflikte të reja.

“Siç tha Presidenti Trump gjatë festimit të këtij guri kilometrik në Uashington disa javë më parë, në atë ditë ‘Liria’ mori mburojën e saj dhe pavarësia mori shpatën e saj. Ata patriotë të Ushtrisë së parë në Revolucionin Amerikan luftuan kundër një armiku të frikshëm dhe mundësive të pafavorshme, por ishin të armatosur me një kauzë të drejtë. Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë. Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë”, tha Nancy VanHorn.

Në fillim të këtij muaji tha më tej diplomatja amerikane ajo pati nderin të shihte se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme.

“U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!”, deklaroi Nancy VanHorn.

Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në

Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

Ajo që mund të quhet risi e kësaj ceremonie ishte përshëndetja e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Gjeneral Majorit Arben Kingji.

“Paqja dhe siguria nuk janë të garantuara, ato kërkojnë përkushtim të përditshëm, unitet mes aleatëve dhe veprim të koordinuar. Samiti i fundit i NATO-s konfirmoi edhe një herë kohezionin e aleancës dhe mbështetjen e SHBA-së për mbrojtjen kolektive, si dhe gatishmërinë e vendeve për rritjen e buxhetit. SHBA mbeten partneri ynë i rëndësishëm strategjik, roli i tyre në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm”. /Tch

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Braktis makinën me 8 emigrantë dhe arratiset pas përplasjes, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Meteorologët sllovenë paralajmërojnë një stuhi të fortë

Sërish tërmet në Shqipëri

Ilir Meta mbetet në burg

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin
18:03 -27/06/2025
Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit
17:59 -27/06/2025
Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë
17:57 -27/06/2025
Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit
17:36 -27/06/2025
MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?