KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Festivali i filmit në Kanë- “Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë
Kulturë

Festivali i filmit në Kanë- “Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë

Kosova News
Kosova News 12:04 -28/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Filmi francez misterioz Anatomy of a Fall rrëmbeu çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj, që tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj, me ngjarjet që ndodhin në sallën e gjyqit.

Ajo bëhet regjisorja e tretë grua që fiton çmimin prestigjioz, më të lartë e dhënë në festival dhe që u prezantua në vitin 1955 nga komiteti organizativ i festivalit.

Teksa pranoi çmimin, artistja nuk kurseu kritikat për qeverinë franceze, për reagimet ndaj protestave për pensionet në vend.

Ndërsa pranoi çmimin, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve.

“Vendi ynë ka vuajtur nga protestat historike mbi reformën e sistemit të pensioneve, por këto protesta u mohuan … u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha Triet.

Reformat e presidentit Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve , të cilat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Francë.

Çmimi i Dytë i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një përshtatje e romanit të Martin Amis me të njëjtin emër për një familje që jeton pranë Aushvicit.

Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një burrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin “Percect Days” dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për “About Dry Grasses”.

Festivali ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për emrat e yjeve që kaluan në tapetin e kuq, legjendat e Hollivudit Robert De Niro, Quentin Tarantino, Isabella Rossellini.

Ndërsa kinemaja ishte kryefjalë e kritikëve të filmit, tapeti i kuq tërhoqi adhuruesit e modës. Edicioni i 76-të i Kanës do të mbahet mend dhe për veshjet e guximshme dhe plot stil të artistëve. Julia Fox, Irina Shayk dhe Heidi Klum guxuan me dekoltenë dhe ngjyrat. E kuqja e ndezur e Jennifer Lawrence i vuri flakën vendin në rivierën e Francës Jugore. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa zgjodhi një fustan të zi që i vinte në pah linjat, teksa pozoi krah partnerit të saj.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Kosova News 28/05/2023 28/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?