KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Festivali i filmave malor ‘BANFF’ këtë muaj në Kosovë
Kulturë

Festivali i filmave malor ‘BANFF’ këtë muaj në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:50 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen këtë muaj në Kino Armata nga “BANFF Centre Mountain Film Festival” me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë, çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Në edicionin e katërt, BANFF në Kosovë shfaq pa pagesë një program prej 15 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 10 dhe 11 tetor nga ora 19:00 në Kino Armata.

“Si pjesë e këtij edicioni të BANFF Kosovo, sjellim udhëtime nga vende të largëta, sfida njerëzore në ekspedita të rralla, tregime të sporteve ekstreme, adrenalinë dhe pafund energji, në një përvojë të jashtëzakonshme kinematografike. Kjo përzgjedhje filmash për shfaqje në Prishtinë, ka për qëllim inspirimin dhe motivimin tonë për ta dashur dhe respektuar natyrën si dhe mundësinë fantastike për aventura të përbashkëta në Kosovë dhe kudo në botë”, ka deklaruar drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.

Sipas njoftimit, “RED Programme” që shfaqet me 10 tetor, hap edicionin e sivjetmë me filmin “Tempo II – Movements in Jungle” një kërkim konceptual për ndjenjën e përbashkët të muzikës dhe maleve. Tutje në program shfaqen edhe gjashtë filma të tjerë. Kjo natë përmbyllet me filmin “Balkan Express”, një film dokumentar i shpërblyer, i cili përcjellë dy alpinistë gjerman teksa eksplorojnë shtigjet e skijimit në Ballkan, malet e Sharrit, male të tjera ballkanike si dhe njohjet e tyre me komunitetet e rajonit.

Me 11 tetor në “BLUE Programme” do shfaqet një përzgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi “Në ruajtje të akullnajave” që prezanton misionin e një shkencëtari dhe ekipit të tij për evitimin e shkrirjes së akullnajave në Alpet Zvicerane. 

Të 15 filmat që do të shfaqen në Kino Armata nga ora 19:00 dhe janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Amerikën, si dhe vende tjera nga mbarë bota.

“BANFF Mountain Film Festival” organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976 dhe Prishtina është për katërtën herë nikoqire e këtij festivali.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Arti flet në një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë

Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës performon sonte në Gjakovë

Një rrugëtim për mbijetesë – Teatri i Gjilanit sjell sërish “God Bless America”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në ShBA
09:30 -24/05/2025
Një vajzë sulmohet nga ish i dashuri i saj në Mitrovicë
09:05 -24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Rakoc të Rahovecit
09:04 -24/05/2025
Policia thotë se ka arrestuar 15 persona dhe ka shqiptuar 2083 gjoba
08:36 -24/05/2025
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
08:32 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?