KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Festë e madhe nesër në Suharekë, mbi 25 grupe nga bota në Karnavalin “Golden Eagle”
Kulturë

Festë e madhe nesër në Suharekë, mbi 25 grupe nga bota në Karnavalin “Golden Eagle”

Kosova News
Kosova News 20:26 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës se Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Kompanisë “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër t’i bashkohen festës në Suharekë. Aty do të mbahet Karnavali tashmë tradicional “Golden Eagle”.

Kryetari Muharremaj në një konferencë për media, tha se në këtë karneval ka ftuar kryetarët e komunave dhe të gjitha shërbimet e komunës janë në dispozicion të karnevalit.

“Është nesër një festë e madhe, është karnevali që është bërë një traditë e komunës së Suharekës. Është dashur të jetë viti i pestë por për shkak të pandemisë, dy vite nuk kemi pas mundësi ta mbajmë, ky është viti i tretë. Unë e shpreh rastin ta falënderoj kompaninë për organizimin e këtij karnevali, mirëpo kam dëshirë t’i falënderoj edhe të gjithë donatorët dhe bizneset e Suharekës që me të vërtetë janë duke e dhënë një pamje çdo ditë e më shumë Komunës së Suharekës, për arsye se kemi pasur shumë festa, por festa do të vazhdojnë edhe më tutje, kështu që nesër ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe komunës së Suharekës t’i marrin familjet dhe të vijnë në qytetin e luleve, në qytetin e kampionëve“, tha ai.

Kurse, drejtori i Kompanisë “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, dha detaje për edicionin e tretë të karnavalit.

“Presim për dallim nga dy edicionet e para të jetë shumë më masovik për shkak se do të jenë të pranishëm më tepër se 25 grupe, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Anglia, Spanja dhe Brazili, dhe shumica e këtyre grupeve artistike janë për herë të parë në Kosovë, ndoshta edhe në rajon. Po ashtu, do të ketë edhe një koncert. Në fakt krejt programi do të jetë nga ora 18:00 dhe pritet të zgjatë deri pas mesnatës dhe është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë është parakalimi, i cili fillon nga objekti i komunës dhe vazhdon deri te sheshi “Fadil Vata”, pjesa e dytë është paraqitje e grupeve artistike në skenën e qytetit, përkatësisht në shesh dhe pjesa e tretë koncerti në të cilin do të performojnë Getuar Selimi, dhurata dora dhe Malinda “, ka thënë Palushi.

Ai njoftoi se këtë vit kanë aplikuar edhe në Federatën e Unionit të Karnevaleve Evropiane nga të cilët kanë marrë një ndihmë dhe presin që nga viti i tjetër të jenë edhe më të organizuar dhe prezencë të grupeve tjera për shkak të bashkëpunimit me Federatën e Unionit të Karnevaleve Evropiane.

Sipas tij, karnevali në Suharekë, do të sjellë përfitime edhe për bizneset e kësaj komune, pasi shumica e grupeve përbëhen nga rreth 400 anëtarë të cilët do të akomodohen në hotelet e Suharekës dhe Prizrenit, derisa i ka ftuar të gjithë qytetarët që gjatë vikendit të jenë pjesë e argëtimit në këtë komunë.

“Duke marrë parasysh se shumica e grupeve janë grupe të njohura artistike të cilat nuk kanë përformuar asnjëherë jo vetëm në Kosovë por ndoshta edhe në rajon, unë pres që argëtimi të jetë shumë më në nivel se sa që ka qenë dhe e vetmja humbje që mund t’i ndodh qytetarëve është mos ardhja këtu….edhe pse në fillim kam qenë në dilemë nëse duhet ta organizojmë në Prishtinë apo Suharekë, unë tanimë jam i përcaktuar që ky karneval të mbetet këtu, sepse gjithë kjo që është ofruar nga institucionet lokale as që mund të mendohet për një zhvendosje për më tepër qëllimi ynë është që Prishtinën dhe Kosovën ta sjellim në Suharekë “, tha ai.

Sipas Palushit, koncerti parashihet të zgjatë rreth tri orë, konkretisht nga ora 22:00 e deri në mesnatë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

TAGGED: festivali, grupet, Suhareka
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?