Fermerët janë përplasur me policinë në Belgjikë të hënën, duke i spërkatur zyrtarët policorë me pleh organik të lëngshëm, gjuajtur me vezë e kanë hedhur flakadan në drejtim të tyre, raporton agjencia “AP”.
Ishte një shfaqje e forcës ndërsa ministrat e agrikulturës të Bashkimit Evropian janë takuar në për të gjetur mënyra për t’i adresuar shqetësimet e fermerëve protestues.
Fermerët janë të zemëruar me importet e lira nga shtetet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk duhet plotësuar.
Policia e Brukselit ka thënë se 900 traktorë janë futur në qytet, shumica duke u drejtuar te ndërtesa e Këshillit Evropian ku ministrat po takoheshin.
Disa traktorë kaluan edhe nëpër rrugët kryesore që çojnë te selia e BE-së, dhe po ashtu bllokuan edhe trafikun publik.
Ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlindnen, i ka bërë thirrje policisë të identifikojë “huliganët” që lënduan njerëzit apo i shkelën udhëzimet e policëve.
Ajo ka thënë se duhet përdorur me respekt e drejta për të protestuar.
Protesta të fermerëve ka pasur në shumë shtete të BE-së. Fermerët janë të pakënaqur me rregulloret e reja të BE-së sa i përket bujqësisë.


