Të dielën në dy raste të ndara në Ferizaj, janë hasur raste të përdorimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve.
Rasti i parë: Rreth orës 14:30, në një dasmë në fshatin Greme – Ferizaj, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje ku, pranë shtëpisë së të dyshuarit M. Q, 40 vjeç, janë gjetur disa gëzhoja. Në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.
Rasti i dytë: Rreth orës 16:35, në rrugën “Musli Çeliku” – Ferizaj, është raportuar për të shtëna me armë. I dyshuari A. B, 21 vjeç është identifikuar në vendngjarje dhe ka deklaruar se arma ishte e tij dhe se kishte shtënë gjatë një feste familjare, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Gjuajtje me armë” dhe janë sekuestruar armët. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.