KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ferguson thotë se është shqetësuese që për Banjskën askush s’është përgjigjur
Politikë

Ferguson thotë se është shqetësuese që për Banjskën askush s’është përgjigjur

Kosova News
Kosova News 08:48 -25/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson ka deklaruar se mos veprimi për të çuar para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë ka shqetësuar Lodrën zyrtare.

“Kemi parë edhe incidente si sulmi në Banjskë, kur në shtator një grup personash me armë vranë një polic, filluan të qëllonin dhe një vit më vonë, askush nuk është përgjigjur për atë sulm. Mund të ju them se kjo ka ngjallur shqetësim dhe frustrim në Londër dhe përfaqësues tjerë në Evropë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një mënyrë për të reduktuar tensionet, në mënyrë që të gjithë të kthehen në dialog.

Ferguson ka thënë se në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq bënë një plan për normalizim, por ka thënë se ‘as për së afërmi nuk janë të kënaqur me përparimin’.

“Kemi parë pak përparime, që i përshëndesim, siç është njohja e targave të Kosovës nga Serbia. Kosova më në fund e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën që i përket Manastirit të Deçanit. Britania e Madhe ka qenë shumë e përfshirë për të bërë presion që kjo të ndodhë. Por, duhet bërë edhe shumë që të vihet deri te stabilizimi dhe këtë e duam ne”, ka deklaruar Ferguson.

Ferguson, ka thënë se është fakt që qëndrimet e Serbisë dhe Britanisë së Madhe mbivendosen kur është fjala për statusin e Kosovës, por thekson se ka edhe gjëra për të cilat ka të njëjtin mendim.

“Ne e njohim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe është e qartë se ne nuk pajtohemi. Por ne pajtohemi, për shembull, që duhet të shohim përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar ndër të tjera ai në një intervistë për “Euronews Serbia”.

Gjithashtu lexoni:

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina

Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Kosova News 25/07/2024 25/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale
10:30 -26/06/2025
Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?
10:20 -26/06/2025
Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje
10:07 -26/06/2025
Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara
09:57 -26/06/2025
Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare
09:39 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?