KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fëmijët që shpëtuan në aksidentin në Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë
Siguri

Fëmijët që shpëtuan në aksidentin në Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë

Kosova News
Kosova News 18:43 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy fëmijët që shpëtuan nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familja katëranëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy prindërit e fëmijëve 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

“Kryetari i komunës së bashku me drejtorin e shëndetësisë sot i kanë vizituar fëmijët në QKUK, të cilët konsiderohen janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Janë duke vazhduar trajtimin, ndërsa prindërit e tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Kanë qenë duke ardhur nga Sllovenia në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupat e  viktimave  Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë

Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

TAGGED: Aksidenti, Femijet, gjendja shendetesore
Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë
11:54 -14/06/2025
Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
11:13 -14/06/2025
Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm
10:59 -14/06/2025
Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan
10:26 -14/06/2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
10:22 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?