KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë
Politikë

Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se sulmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës tonë

Kosova News
Kosova News 17:15 -14/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, duke folur nga Spitali i Mitrovicës, tha se ishin duke biseduar krejt zakonshëm kur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, sulmoi bashkëpartiakun e saj, kryetar të degës së VV’së në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili është edhe zëvendësministër.

“Fare të shpërqendruar në muhabetin tonë pa asnjë vëmendje të asaj se ka po ndodhte përreth dhe pa asnjë lloj komunikimi paraprak me z. Lushtaku, ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë si keni pasë mundësinë me pa edhe dëmin që e ka në fytyrë. Kur sekretari i qendrës tonë, Bahri Zabeli, tentoi të ndërhyjë për të e qetësuar situatën, me i nda pak, mos me vazhdu ajo përplasja fizike, ai u sulmua nga personat të tjerë që ishin bashkë me Lushtakun në atë moment”, tha Fejza.

Më tutje Fejza tha se gjithçka ka ndodhur “pa asnjë provokim dhe pa asnjë reagim prej anës tonë”. 

E pyetur nga gazetarët për deklaratën e Lushtakut se atij iu referua si “Sami Serbia”, Fejza mohoi se kanë përmendur emrin e tij.

“Unë po ju siguroj. Unë kam qenë aty dhe besoj ka edhe të tjerë dëshmitarë okularë aty. Ne kemi qenë duke biseduar për një çështje s’ka të bëjë me Skenderajn as çështjen për të cilën po flasim. As fare s’është përmendur emri i tij, kemi qenë duke folur për një çështje të punës kur ai ka ardhur dhe e ka sulmuar zëvendësministrin”, tha tutje Fejza.

Ndërkohë Lushtaku ka mohuar se ka sulmuar Mehanin duke thënë se qytetarët kanë reaguar nga kësaj etikete “Sami Serbia”.

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?