KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fazliji: Kosovën dhe Zvicrën i dua njëjtë
Sport

Fazliji: Kosovën dhe Zvicrën i dua njëjtë

Kosova News
Kosova News 18:53 -06/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Betim Fazliji ka disa vjet që është prej lojtarëve të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës. Fazliji është i rritur në Zvicër dhe është zhvilluar në futbollin e këtij vendi. 24-vjeçari ka luajtur për U20 të Zvicrës dhe prej vitit 2020 është te Kosova. Tashmë i ka 20 paraqitje.

Mesfushori defanziv ka folur për televizionin zviceran, SRF. SRF ka shkruar se vendimi i Fazlijit për të luajtur për Kosovën ishte i llojit “koka para zemrës”. Ai ka dashur të luajë për një ekip përfaqësues, ndërsa te Zvicra kishte konkurrencë të madhe.

“Ju vetëm duhet të shikoni emrat e lojtarëve. Xhaka, Zakaria, Freuler. Janë lojtarë të nivelit botëror”, ka thënë Fazliji.

Ai nuk është pishman për vendimin që të luajë për Kosovën. Thotë se vendimi nuk është anti-Zvicër.

“Unë i dua njëjtë Kosovën e Zvicrën. Dhe isha i dëshpëruar kur në mediat zvicerane kam lexuar se ishte vendim kundër Zvicrës”, ka thënë Fazliji.

Ai thotë se ish-selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka punuar shumë për ta afruar në përfaqësuese.

Kosova e Zvicra luajnë të shtunën në Prishtinë. Është ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”. Në mars të vitit të kaluar një miqësore mes dy përfaqësueseve në Zuerich kishte përfunduar 1:1.

“Do të jetë një ndeshje emocionale për shumë lojtarë. Në të dy përfaqësueset ka lojtarë që kanë rrënjë në vendin tjetër. Do të jetë ‘ndeshje miqësore’, por edhe ndeshje për pikë të rëndësishme”, thotë Fazliji.

Kosova ka nisur zbehtë kampanjën kualifikuese dhe Fazliji e di këtë.

“Kur shikoj në aspektin individual lojtarët e ekipit tonë, nuk mund të kuptoj se si kemi barazuar me Andorrën dhe kemi humbur nga Bjellorusia. Mendoj se kualiteti është që të luhet për pozitat e para në grup”.

Për Fazlijin ndeshja e së shtunës do të jetë e veçantë. Ai është i lumtur për sukseset e Zvicrës, ndërsa ka uruar që sukseset e saj të jenë edhe më të mëdha.

Pas periudhës jo të suksesshme në Gjermani te St. Pauli, Fazliji është kthyer te St. Galleni në Zvicër, ku po shkëlqen sërish. Shpresohet që ai të shfaqë formë të lartë edhe të shtunën ndaj përfaqësueses së vendit ku është rritur.

Gjithashtu lexoni:

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë

Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll

Arsenali rifillon negociatat për transferimin e sulmuesit të dalluar të Serie A

Ylli i Real Madridit fluturon për t’iu bashkuar ekipit në Kupën e Botës për Klube

Kosova News 06/09/2023 06/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag
13:37 -29/06/2025
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut
13:14 -29/06/2025
Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë
13:11 -29/06/2025
A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?
12:58 -29/06/2025
Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim
12:55 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?