Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka zhvilluar një vizitë në Gushavc, ku është pritur në shtëpinë e Agim Bahtirit. Në këtë takim të ngrohtë familjar, zonjat e nderuara dhe familja Bahtiri shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Pecit në zgjedhjet e 12 tetorit.
” Zonjat e nderuara dhe familja e tij na pritën me ngrohtësi e dashamirësi, duke shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e madhe për rrugën tonë drejt fitores së 12 tetorit” u shpreh Peci.
Përveç përkrahjes elektorale, në takim u përmendën edhe arritje të përbashkëta në të kaluarën, përfshirë rikthimin e eshtrave të Isa Boletinit, një simbol i rëndësishëm i drejtësisë historike për kombin shqiptar.
“Do të vazhdojmë bashkë, me besim dhe përkushtim, për Mitrovicën tonë,” tha Peci, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit.


