Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar disa takime me qytetarë në zonat e ndryshme të qytetit, ku ka theksuar përkushtimin për zhvillim dhe mbështetje të bizneseve vendore.
Në takimet me qytetarë, Peci tha se energjia, shpresa dhe besimi që po merr nga ta janë dëshmi e qartë se ndryshimi i vërtetë po vjen.
“Takuam qytetarë në rrugë e sheshe, nga të cilët ndjemë energjinë, shpresën dhe besimin për ndryshimin e vërtetë. Mitrovica meriton zhvillim, mundësi dhe dinjitet,” – ka shkruar ai.
Në një takim tjetër në Luginën e Ibrit, Peci falënderoi banorët për mikpritjen e ngrohtë dhe për frymën e fitores që, sipas tij, po rritet çdo ditë.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë e frymën e fitores!” – ka thënë ai.
Ndërkohë, gjatë një vizite në biznesin lokal “Missini Sweets”, Peci u shpreh se produktet vendore janë shembull i punës me pasion dhe përkushtim, duke premtuar mbështetje për bizneset e vogla dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Vizituam ‘Missini Sweets’, ku çdo produkt ishte plot shije, punuar me merak. Ne do jemi krah bizneseve vendore që ato të rriten e krijojnë vende të reja pune,” – ka deklaruar ai.
Peci tha se angazhimi për Mitrovicën do të jetë i përditshëm dhe i përbashkët me qytetarët, për një qytet që zhvillohet me dashni e ambëlsi.


