Ashtu siç raportoi para pak çastesh KosovaNews ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo, në praninë e rreth 400 delegatëve,
373 delegatë kanë votuar për këtë vendim, 23 kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Të dy kryetarët do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e dy kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, që është miratuar para se të votohet për kryetar.
Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.
Lexo po ashtu: