KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fatkeqësitë në vendin e punës – vdekja edhe e një punëtori, BSPK-ja kërkon nga Qeveria që të rritet siguria në vende të punës
Ekonomi

Fatkeqësitë në vendin e punës – vdekja edhe e një punëtori, BSPK-ja kërkon nga Qeveria që të rritet siguria në vende të punës

Kosova News
Kosova News 10:12 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u ka bërë thirrje autoriteteve që ta rrisin sigurinë në vende të punës pas vdekjes.

Reagimi i BSPK-së ka ardhur pas ngjarjes së rëndë në Prizren të premten, ku një 30-vjeçar vdiq në vendin e tij të punës. Ai punonte në një firmë të ndërtimtarisë.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të hetohet rasti, ndërsa autoriteteve u ka kërkuar që urgjentisht të marrin masa e të rritet siguria në vende të punës.

Një person është dërguar në mbajtje për rastin që ndodhi në Prizren.

“Me një zemër të rënduar dhe me dhimbje të thellë dëgjuam lajmin e trishtë të humbjes tragjike të jetës në vendin e punës të punëtorit Shpejtim Gashi. Kjo ngjarje e tmerrshme na ka tronditur thellësisht. Humbja e tij tragjike është një dhimbje e padurueshme për ne të gjithë, dhe kujton vështirësinë e punës së punëtorëve tanë dhe nevojën e një mjedisi të sigurt të punës. Sot, ne nuk mund t’i shpëtojmë dhimbjes dhe hidhërimit që na ka mbërthyer, por ne mund të përpiqemi të nderojmë kujtimin e tij duke ndërmarrë hapa të nevojshëm për të siguruar që tragjedia që ndodhi të mos përsëritet për asnjë punëtor tjetër në vendin tonë. Ndërsa përballemi me këtë moment të rëndë, të gjithë ne duhet të vendosim theksin mbi sigurinë në vendin e punës duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen. Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje të përbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë”, është thënë në reagimin e Hykollit. “Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”.

Rrezikim i sigurisë në vendin e punës – Humb jetën edhe një punëtor në Prizren, arrestohet një person

Kreu i BSPK-së ka kërkuar nga Qeveria që të ndërhyjë menjëherë për ta adresuar çështjen e sigurisë në vend të punës.

“Po ashtu duam t’ia përkujtojmë partnerit tonë social – Qeverisë që është detyrimi i saj kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve tanë, përfshirë këtu edhe punëtorët. Kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë në vendet e punës dhe për të siguruar se punëtorët kanë mundësi të sigurojnë një jetë të denjë dhe të sigurt për familjet e tyre. Familja e punëtorit të humbur dhe miqtë e tij janë në mendjet dhe zemrat tona në këtë moment të vështirë. Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen tonë më të madhe për ta. Ndihma dhe solidariteti ynë për ta do të jetë konstant. Në emër të të gjithë sindikalistëve shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe respektin ndaj Shpejtimit”, është thënë nga Hykolli.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Kosova News 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?