Një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj.
Ajo është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar.
Nuk dihen rrethanat se si ka rënë nga objekti.
“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”.



