KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fati i tre policëve të kidnapuar në veri, avokati Musa tregon ecurinë juridike
Lajme

Fati i tre policëve të kidnapuar në veri, avokati Musa tregon ecurinë juridike

KosovaNewss
KosovaNewss 21:08 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kidnapimi i tre policëve kosovarë ditë më parë nga polica serbe në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit, dhe mbajtja e tyre në paraburgim në Gjykatën e Kralevës është ilegale.

Kështu ka vlerësuar avokati Skender Musa.

Në një prononcim për “IndeksOnline”, Musa ka thënë se rrëmbimi  i tyre është veprim politik dhe s’ka të bëjë fare me veprime juridike.

Ai ka shtuar se mbajtja e tyre në paraburgim është në kundërshtim edhe me vet ligjet e Serbisë, është në kundërshtim edhe me konventën ndërkombëtare si dhe ka shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

“Vetë rrëmbimi i tyre ka qenë i jashtëligjshëm dhe i panevojshëm. Është politik nga ana e policisë së Serbisë. Madje caktimi i masës prej 30 ditë nga ana e juridike nuk qëndron juridikisht. Por kjo çështje tashmë është në dorën e politikanëve, sidomos të palës serbe. Sepse s’ka asgjë të bëjë me çështje juridike. Për shkak se secili shtet mundet me i rrëmby zyrtarët policorë të një shteti tjetër. Këtu nuk ka ndonjë vepër penale që kanë bërë policët”, tha Musa.

Sipas tij, krejt situata është politike.

Pala e Kosovës në këtë rast nuk mund të bëjë asgjë.

“Tu e pasur parasysh sistemin serb, në raport me shqiptarë, unë mendoj që këta lirohen vetëm nëse ka presion serioz nga ShBA dhe BE-ja. Përndryshe institucionet e Kosovës duhet të koordinohen me këta faktor. Madje ka mundësi që Gjykata e Apelit mundet me e refuzua ankesën për masën e paraburgimit, për shkak se nuk ka ndonjë rast që gjykata e Serbisë i ka trajtuar në mënyrë ligjore shqiptarët në përgjithësi”, tha Musa.

Ndryshe, zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Prokuroria e Lartë në Kralevë nuk ka dhënë informacione lidhur me ecurinë e procesit ndaj tre policëve të Kosovës të kidnapuar ditë më parë nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

KosovaNewss 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?