KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Familja e serbit që u rrëmbye në veri bën kallëzim pendal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe
Siguri

Familja e serbit që u rrëmbye në veri bën kallëzim pendal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe

Kosova News
Kosova News 12:52 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radojçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit që dyshohet se u bë nga xhandarmëria serbe e ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës, në Leposaviq.

Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.

 Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukašinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te prokurori i lartë publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka shkruar avokati nga Beogradi në platformën X.

- Reklamë -

Sipas policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda territorit të Kosovës, në hapësirën e njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit. Policia ka njoftuar se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili ka konfirmuar se është në dijeni për incidentin dhe se situata në vijën kufitare është e qetë.

Në komunikatën e policisë u tha se “disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të Nishit”.

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?