KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën
Ekonomi

Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën

KosovaNewss
KosovaNewss 16:06 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave ka bërë të ditur se falja e 100 eurove të tatimit në pronë do të vlejë edhe për ata që e kanë bërë pagesën më herët sesa të miratohet Projektligji i Tatimit në Pronë në të dyja leximet në Kuvend.

Ministria e Financave përmes Projektligjit do t’ua falë qytetarëve nga 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023, pas rritjes së kësaj takse komunale në fillim të vitit. Projektligji ende s’është miratuar në Kuvend. 

Qytetarët që e kanë paguar më herët tatimin në pronë do t’u llogaritet si parapagim për këstet e tjera sapo Projektligji i Tatimit në Pronë të hyjë në fuqi.

“Theksojmë që, bazuar në Projektligjin e Tatimit në Pronë, falja vlen edhe për qytetarët që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, dhe me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë, u llogaritet si parapagim për këstet e tjera”, thuhet në njoftim.

Deri më 30 prill, qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit vjetor në pronë, në të kundërtën do të gjobiten. Ndërsa afati për këstin e dytë të pagesës është fundi i muajit shtator.

Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, do të aplikohet një interes prej 0.65 për qind për secilin muaj që vonohet pagesa dhe një gjobë prej 10 për qind të tatimit të papaguar.

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

KosovaNewss 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?