KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fajon: Kosova ta formojë Asociacionin, Kurti dhe Vuçiq ta kapin këtë moment
Politikë

Fajon: Kosova ta formojë Asociacionin, Kurti dhe Vuçiq ta kapin këtë moment

Kosova News
Kosova News 16:52 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se duhet bërë gjithçka që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Ajo në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard tha se Kosova duhet të bëjë përpjekje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian tha se shpreson që Kurti dhe Vuçiq do ta gjejnë një mënyrë “për ta kapur këtë moment”.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ushtrojnë njëfarë përmbajtje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Kosova me të vërtetë duhet të bëjë përpjekje për të krijuar Asociacionin e komunitetit serb dhe për të siguruar integrimin dhe mirëqenien e popullit të komunitetit serb. Kur bëhet fjalë për propozimin e BE-së, e kuptoj se bëhet fjalë për vendime politike jashtëzakonisht të vështira me shumë pasoja të mundshme. Megjithatë, shpresoj se si Beogradi ashtu edhe Prishtina, në krye me politikanët e tyre, do ta gjejnë një mënyrë për ta kapur këtë moment. Sepse është e vështirë të thuash se kur do të shfaqet një mundësi e re”, tha ajo.

Ajo tha se “këtë vit mund të bëhet një hap i madh përpara” edhe në kufizimin e ndikimit të Rusisë në Serbi.

Fajon nuk pati përgjigje të qartë pozitive në pyetjen nëse Sllovenia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Ne nuk e kundërshtojmë këtë. Por unë nuk mendoj se debati për këtë është në tavolinë tani. Nuk jam e sigurt nëse nuk është shtyrë, por nuk na shqetëson”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?