KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Evropa e pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në ShBA
Botë

Evropa e pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në ShBA

KosovaNewss
KosovaNewss 19:23 -31/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që është më pak e interesuar për ata, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale. Ata gjithashtu mund të ndeshen me traumat e vjetra dhe probleme të reja nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zgjedhjet vijnë dy vjet e gjysmë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë të cilit Uashingtoni ka dhënë kontributin më të madh në mbështetje të Kievit. Ndihma amerikane për Ukrainën dhe përkushtimi ndaj aleatëve të NATO-s mund të vihen në pikëpyetje nëse Donald Trumpi fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e Nënpresidentes Kamala Harris do të sillte një vazhdimësi të politikës aktuale, megjithëse ajo do të përballej me kundërshtimin republikan dhe lodhjen në rritje të publikut amerikan me luftën në Ukrainë, që po rrisin shqetësimin në Evropë se mbështetja amerikane për Kievin mund të zbehet.

Thirrja e Trump për vendosjen e tarifave ndaj partnerëve amerikanë gjithashtu po shkakton shqetësim në Evropë, e cila tashmë po ndeshet me një rritjet të ngadaltë ekonomike. Por nuk është vetëm mundësia e një presidence të dytë të Trump, që po shkakton ankth për të ardhmen në Evropë.

Zyrtarët evropianë besojnë se përparësitë e Shteteve të Bashkuara janë diku tjetër, pavarësisht se kush fiton. Lindja e Mesme është në krye të listës së përparësive të Presidentit Joe Biden tani, por Kina është përparësia kryesore në aspektin afatgjatë.

“Pozicioni qendror i Evropës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm nga sa ishte në fillim të karrierës politike të Biden”, thotë Rachel Tausendfreund, studiuese në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. “Dhe nga ky këndvështrim, Joe Biden është presidenti i fundit transatlantik.”

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta kthejnë vëmendjen nga Azia, thotë ajo. “Kjo do të thotë që Evropa duhet të përparojë. Evropa duhet të bëhet një partner më i aftë dhe të menaxhojë më mirë zonën e saj të sigurisë”.

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbrojtje me aleatin e NATO-s, Britaninë, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen më shumë në rajonin e Indo-Paqësorit, “pra pyetja shtrohet, a do të bëjnë ata (SHBA) shumë më pak në Evropë, apo vetëm pak më pak.”

Ian Lesser, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel, thotë se “mbi të gjitha, Evropa po kërkon qartësi nga Uashingtoni” dhe kjo po mungon në një botë të trazuar, në të cilën çdo administratë do të përballet me probleme të tjera, që do të tërheqin vëmendjen e saj. “Por rreziku i përçarjes është qartësisht më i madh nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë.”

“Ekziston supozimi i vazhdimësisë së politikave aktuale” të Amerikës nëse Nënpresidentja Harris fiton, thotë ai. Shumë njerëz që janë marrë me politikat gjatë presidencës së Biden ka të ngjarë të mbeten në detyrë. “Do të kishim një botë më të njohur, edhe nëse mjedisi strategjik do të sillte pasiguritë e veta.”

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po përqendrohen gjithnjë e më shumë në konkurrencën me Azinë, lufta e vazhdueshme në Evropë nënkupton që “kostoja e zhvendosjes së vëmendjes amerikane larg çështjeve të sigurisë evropiane do të ishte sot shumë më e larta se disa vite më parë”, thotë eksperti Ian Lesser. Aftësia e Evropës për t’u marrë me këtë varet nga shpejtësia me të cilën dalin këto probleme, shton ai.

Shpenzimet e pamjaftueshme në fushën e mbrojtjes të Evropës kanë acaruar administratat amerikane të të dyja partive për vite me radhë, megjithëse anëtarët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, i rritën ato pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. NATO parashikon se 23 nga 32 vendet anëtare do të përmbushin objektivin e saj për të shpenzuar 2% ose më shumë të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen këtë vit, krahasuar me vetëm tre vende anëtare një dekadë më parë.

Gjatë mandatit të tij nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trumpi kërcënoi t’i braktiste vendet që nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare. Në fushatën e këtij viti, ai sugjeroi se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë me këto vende.

Kritikat i tij kanë minuar besimin dhe kanë shqetësuar vendet që kufizohen me Rusinë, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë.

Evropianët e shohin luftën në Ukrainë si një sfidë ekzistenciale. Me kalimin e kohës, Shtetet e Bashkuara mund të kenë mendim tjetër për këtë luftë, ndërsa shenjat e lodhjes kanë filluar të shfaqen edhe në vetë Evropën.

Nëse Trump fiton, “ka shumë shenja se ai nuk do të jetë i interesuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në këtë luftë” dhe mund të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi apo një zgjidhje, që mund të mos i pëlqejë Kievit dhe Evropës, thotë ekspertja Rachel Tausendfreund. “Gjithashtu nuk ka shanse që Evropa të mund të mbushë boshllëkun ushtarak, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin mbështetjen për Ukrainën.”

“Edhe nëse Nënpresidentja Harris fiton, ka një debat në rritje në të dyja anët e Atlantikut mbi strategjinë që duhet ndjekur pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, thotë eksperti Ian Lesser.

Presidenti Biden theksoi nevojën për të vazhduar strategjinë aktuale në Ukrainë gjatë një vizite të shkurtër në Berlin, ku ai u takua me udhëheqësit gjermanë, francezë dhe britanikë.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga ndihma për Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë”, tha Presidenti Biden. “Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Përvoja e ka mësuar 81 vjeçarin Biden se “ne nuk duhet nënvlerësuar fuqia e demokracisë dhe rëndësia e aleancave.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i dha Presidentit Biden medaljen më të lartë të Gjermanisë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve transatlantike, shpreson që amerikanët do t’i dëgjojnë këshillat e Biden.

“Në muajt në vijim, shpresoj që evropianët të kujtojnë se Amerika është e domosdoshme për ne”, tha ai. “Dhe gjithashtu shpresoj që amerikanët do ta kujtojnë se aleatët janë të domosdoshëm. Ne jemi më shumë se thjesht ‘vende të tjera’ në botë. Ne jemi partnerë dhe miq.”

Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë, vitet e ardhshme mund të jenë të trazuara.

“Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve javën e ardhshme, gjysma e vendit do të jetë e zemëruar”, thotë eksperti Ian Lesser, duke vënë në dukje se shanset janë të mëdha për një qeverisje të ndarë në Uashington. “Evropa do të përballet me një Amerikë shumë kaotike dhe ndonjëherë jofunksionale”, shton ai.

Gjithashtu lexoni:

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei

OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë

“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë

KosovaNewss 31/10/2024 31/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme
12:37 -14/06/2026
Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?