KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputeti Mandl: Kosova është foshnje e BE-së dhe SHBA-së
Politikë

Eurodeputeti Mandl: Kosova është foshnje e BE-së dhe SHBA-së

Kosova News
Kosova News 23:01 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas takimit me krerët e shtetit, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl të premten qëndroi në qytetin e Gjilanit atje ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”.

Ky çmim iu nda me motivacionin për kontribut të rëndësishëm në avokimin e kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi dhe mbështetjen e pakursyer për njohjen ndërkombëtare Kosovës.

Eurodeputeti Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Titullin ia dorëzoi rektori i këtij universiteti, Bajram Kosumi.

Kosumi tha se zëri i Mandl për Kosovën në Parlamentin Evropian, është shumë i rëndësishëm drejt rrugës për në BE.

“Universiteti ‘Kadri Zeka’ e çmon këtë vizion dhe këtë zë humanist të  z. Mandl. Ne e çmojmë dhe besojmë tek një BE e reformuar, e plotësuar me shtetet që sot ende kanë mbetur jashtë saj. Ky angazhim dhe vizion i z. Mandl është për nderim, prandaj universiteti i jonë ka ndarë çmim për z. Mandl”, tha Kosumi.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se qyteti i Gjilanit është me fat që ka një mik si Mandl dhe që iu dha mundësia t’ ia ndajë këtë çmim atij.

“Miqësia me shtetin e Austrisë ka një vlerë  të veçantë dhe këtë do ta ruajmë e do ta çmojmë dhe do ta kultivojmë, ngase rruga e jonë vlerat tona të përbashkëta dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje kaq të fuqishme”, tha Hyseni.

Në përcjellje të ceremonisë bashkë me eurodeputetin Lukas Mandl nga Austria kishte ardhur edhe babai i tij.

I nderuar që mban çmimin “Doctor Honoris Kausa” tash e tutje u shpreh, anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

“Para disa vitesh, një koleg nga Bullgaria, duke qëndruar bashkë me të para një hoteli në Prishtinë, po shihnim në mbrëmje qiellin”, nisi rrëfimin Mandl.

“Tani po citoj atë kur më tha se Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së dhe rrjedhimisht ne duhet të kujdesemi për foshnjën tonë”.

Mandl tha se e di çfarë ka dashur ai që të thotë dhe se kjo është më së e vërtetë edhe në ditët e sotme.

Kontributi i Lukas Mandl në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, avokimi i kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, mbështetja e pakursyer për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës u vlerësua edhe nga Ministria e Arsimit dhe të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni./RTK/

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?