KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EULEX-i i reagon Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit
Politikë

EULEX-i i reagon Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit

Kosova News
Kosova News 19:19 -06/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka reaguar ndaj Listës Serbe, e cila të hënën ka thënë se institucionet evropiane duhet të nisin analizat e punës së EULEX-it në terren.

Në reagimin e tij, EULEX-i ia ka bërë të qartë kësaj partie serbe se ka pasur mandat ekzekutiv vetëm nga dhjetori 2008 deri në qershor të 2018-ës për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar penalisht krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe, EULEX-i kreu hetime dhe gjykime të shumta kundër individëve të të gjitha etnive të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Pas përfundimit të mandatit ekzekutiv në sistemin e drejtësisë penale në qershor 2018, misioni u angazhua në dorëzimin e dosjeve të lëndëve në posedim të tij tek autoritetet e Kosovës – duke përfshirë dosjet e lëndëve policore, prokuroriale dhe gjyqësore. Ky proces i dorëzimit përfundoi në dhjetor 2018”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Më tej bëhet e ditur se EULEX-i respekton plotësisht pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes gjatë kryerjes së aktiviteteve të veta monitoruese.

Pas arrestimit të serbit Zh.N., të hënën nën dyshimin se ka kryer krime lufte në rajonin e Vushtrrisë, Lista Serbe ka thënë se “është e turpshme se si në prani të EULEX-it po akuzohen kaq shumë serbë për krime lufte pa asnjë provë materiale”.

Gjithashtu lexoni:

Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri

Keqpërdori detyrën zyrtare për përfitime personale, arrestohet

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Kosova News 06/03/2024 06/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
11:02 -20/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri
10:40 -20/06/2025
Keqpërdori detyrën zyrtare për përfitime personale, arrestohet
10:14 -20/06/2025
Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin
09:43 -20/06/2025
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK
09:15 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?