KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EULEX-i bastis shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, në lagjen Kodra e Trimave
Siguri

EULEX-i bastis shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, në lagjen Kodra e Trimave

Kosova News
Kosova News 10:59 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

EULEX-i ka filluar bastisjen ne lagjen Kodra e Trimave, në shtëpinë e bashkëluftëtarit të ish-komandant Calit, Behar Berishes.

Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Avokati i Mustafës, Betim Shala, ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se konfiskimi është bërë rreth orës 16:00.

Sipas tij, zyrtarët e EULEX-it kanë kryer këtë veprim në zbatim të vendimit të një gjyqtari të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Gjithashtu, avokati ka informuar se dyshohet se ky konfiskim i telefonit ka të bëjë me veprën penale të quajtur “pengim i drejtësisë”.

Por, ai ka shtuar se deri në këtë moment është marrë vetëm ky hap procedural, pra konfiskimi i telefonit dhe se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës do të verifikohet nëse ka prova të mjaftueshme për t’i mbështetur pretendimet e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, është shprehur Shala.

Të martën në mbrëmje gjithashtu ishte shoqëruar për në bazën e EULEX-it edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi. Ai ishte liruar, por i ishte konfiskuar telefoni.

Njëjtë, të mërkurën, i është konfiskuar telefoni edhe Nait Hasanit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet heqje lirie, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim që është nga shtatori i vitit 2020.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Tetë persona janë pranuar si viktima në këtë proces gjyqësor, dhe trupi gjykues e ka caktuar shumën prej 207 mijë euro për dëmshpërblimin të tyre.

Në gjykimin kundër Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?