KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?
Kronika e Zezë

Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?

Kosova News
Kosova News 15:01 -14/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj. si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta.

“Operacionet policore të realizuara në periudhën e lartcekur kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve dhe inicimin e rasteve dhe personave të përfshirë si në vijim: Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve muzikë live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej: 482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), prej tyre 204 shtetas të Kosovës, 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi), Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë inspektuar 67 qendrave të masazhit.

“Janë hasur gjithsej: 149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj), 113 shtetas të Kosovës, 36 shtetas të huaj (23 të Shqipërisë, 11 të Tajlandës, 1 të Maqedonisë së Veriut, 1 i Malavisë), nga lokalet qendra masazhi 22 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim: Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar: 10 femra të dyshuara, 5 shtetase kosovare, 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut), janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj. Po ashtu janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje.

Po ashtu janë inicuar 7 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA.

“Janë arrestuar: 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke)”.

Të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet ‘marrje me prostitucion’ janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në Territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet.

“Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast. Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

Në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar: 4 persona meshkuj shtetas kosovarë si të dyshuar”.

Ndërkaq, pas hetimeve operativo-hetimore është zbatuar urdhëresa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për masa të veçanta hetimore e cila urdhëresë është zbatuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ku është arrestuar një person mashkull kosovar. Viktima e rastit femër kosovare është strehuar në strehimore për viktima të dhunës.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Kosova News 14/07/2025 14/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?