Përmes një postimi në Facebook, platforma ‘Superpuna; ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është proceduar subvencioni i radhës për bizneset të cilat kanë angazhuar punëtorë përmes platformës.
Sipas tyre gjatë muajit gusht kanë përfituar 5,782 të rinjë, prej të cilëve 2,920 vajza e 2,862 djem.
Tutje u bë e ditur se që nga fillimi i skemës ka angazhuar gjithsej 6,355 të rinjë.


