KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit nuk pritet të ndodhë këtë javë
Politikë

Escobar: Takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit nuk pritet të ndodhë këtë javë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:42 -21/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë, thotë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë intervistë, Escobari po ashtu kundërshton propozimin e Kurtit që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe palët të bien dakord paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret.

Zëri i Amerikës: Situata në Kosovë po shkon nga përshkallëzimi në përshkallëzim. Si do të veprohet më tej?

Gabriel Escobar: Duhet të punojmë menjëherë për një plan uljeje të tensioneve. Bashkimi Evropian ka paraqitur tashmë një plan me tre pika, pra që kryetarët të dalin nga godina, KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e ndërtesave, protestuesit të largohen, personat që sulmuan policinë dhe gazetarët të mbahen përgjegjës, dhe të thirren zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e serbëve pa asnjë parakusht dhe rikthim i menjëhershëm tek dialogu.

Zëri i Amerikës: Keni patur përgjigje nga qeveria e zotit Kurti për të këto propozime?

Gabriel Escobar: Është tepër herët për ta thënë. Ende shpresojmë për një takim në Bruksel të të dy udhëheqësve në të ardhmen e afërt.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti tha se do të marrë pjesë në takim.

Gabriel Escobar: Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti tha në një konferencë për shtyp se është i gatshëm të paraqesë një projekt për asociacionin e komunave serbe duke Por, ai tha se të dyja palët janë larg njëra-tjetrës për sa i përket formës, që do të marrë ky asociacion në të ardhmen dhe se nuk ka kuptim të bisedohet tani. Dhe ai po sugjeron që dy palët të bien fillimisht dakord për parimet kryesore të asociacionit dhe më pas ai mund të paraqesë propozimin. Cili është përgjigja juaj?

Gabriel Escobar: Nuk ka përse të presë për këtë. Nuk duhet të presë për këtë. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një model evropian. Pra, qëndrimi ynë, qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare të gjuhës serbe. Kaq – shërbime komunale. Ajo nuk duhet të ndërhyjë me kushtetutën e Kosovës, strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Pra, atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo.

Zëri i Amerikës: Gjatë muajve të fundit ka patur tensione të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo përkoi me ndryshimin e politikës së Uashingtonit, duke i ushtruar më shumë trysni ndaj Prishtinës. Si e gjykoni ju këtë?

Gabriel Escobar: Mendoj se ky është keqinformim. Lejomëni ta paraqes kështu: Gjithçka që kemi bërë gjatë 90 ditëve të fundit ka qenë për të mirën e Kosovës, gjithçka. Pra, mbështetëm Këshillin e Evropës. Pamë nevojën për zgjedhje të reja. I mbështetëm ato. I mbështetëm megjithëse Serbia ishte kundër tyre. Ne njohim rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse patën vetëm 3% pjesëmarrje. Serbia donte që t’i shpallnim të paligjshme. Serbia donte që ne të mos njihnim autoritetin e kryetarëve. Ne i njohëm. Kur kryetarët u inauguruan, për ne ata ishin kryetarë. Tashmë gjendemi në pozicionin e vështirë kur këta kryetarë nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë komunitetet ku janë kryetarë. Prandaj na duhen zgjedhje të reja. Por në të njëjtën mënyrë, ne pranuam se këta kryetarë kanë autoritetin ligjor për të vazhduar funksionet komunale. Kishim kërkuar megjithatë një gjë, që Kosova të mos përpiqej të merrte kontrollin e godinave komunale me forcë. Unë kam qenë pjesë e qeverisë federale amerikane që në moshën 19-vjeçare. E kam parë qeverinë amerikane të braktisë godina për shkak të zjarreve dhe përmbytjeve dhe së fund mi COVID-it dhe madje edhe për shkak të protestave, por askush nuk vuri ndonjëherë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë amerikane. E vetmja gjë që kërkuam nga qeveria e Kosovës është të mos rrisë tensionet, duke u përpjekur të shkojë atje me forcë. E megjithatë ata vepruan kështu. Pra nga njëra anë, gjithçka që kemi bërë, ka njohur legjitimitetin e Kosovës. Kemi mbajtur gjithnjë anën e tyre për të gjitha këto mosmarrëveshje.

Zëri i Amerikës: Në Kosovë do të thonin që edhe Vuçiqi nuk ka bërë asgjë për uljen e tensioneve, por ndaj tij nuk pa patur trysni kaq të madhe.

Gabriel Escobar: Kjo nuk është e vërtetë. Pra, siç e thashë, ai kundërshtoi gjithçka që ne bëmë gjatë 90 ditëve të fundit. E megjithatë ne vazhduam përpara. Ne gjithashtu i kemi kërkuar Serbisë të heqë forcat nga kufiri në mënyrë të njëanshme, pa kushte; të inkurajojë serbët të rikthehen pa kushte. Dhe ai ka rënë dakord për të dyja këto. Pra nuk është e qartë se çfarë na nevojitet tjetër, përveçse të përparojmë me dialogun.

Zëri i Amerikës: Dhe nëse zoti Kurti nuk ju dëgjon? Çfarë do të ndodhë?

Gabriel Escobar: Kjo nuk është një çështje SHBA – Kurti. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

KosovaNewss 21/06/2023 21/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?