KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar për dialogun Kosovë-Serbi: Shumë shpejt mund të dakordohemi se si të ecim përpara
Politikë

Escobar për dialogun Kosovë-Serbi: Shumë shpejt mund të dakordohemi se si të ecim përpara

Kosova News
Kosova News 14:46 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka deklaruar se nuk ka afate lidhur me propozimin Francezo-Gjerman që SHBA e mbështet dhe që duhet shqyrtuar, pasi do të ndihmojë të arrijnë progres të shpejt në dialog.

Ai shtoi se nuk ka specifikuar asnjë afat, kështu që ai propozim është ende në kontekstin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Escobar ka folur edhe për kërkesën e tyre që të shtyhet afati për implementimin e vendimit për targat.

“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme, shpresoj shumë që ata ta zgjasin afatin. Shpresoj që do të pranojë kërkesën e vendeve të KVINTIT dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit për ta shtyrë atë për ta bërë më pak kaotik zbatimin dhe për tu arritur kushtet për vlefshmëri të zbatimit. Ky propozim duhet të shqyrtohet me shumë kujdes dhe duhet parë në kontekstin e asaj që po ndodh në Evropë. Evropa po përballet me një nga krizat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është e rëndësishme të konsolidojmë komunitetin tonë duke krijuar stabilitet në hapësirën evropiane ndërkohë që përballemi me krizën në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ideja e përparimit drejt krijimit të një situate stabile në Ballkan është absolutisht e rëndësishme në këtë moment, sa më shpejt të jetë e mundur të shqyrtohen mundësitë që të arrijmë këtë do të jetë më mirë”, tha ai.

Escobar është pyetur nëse ka diskutuar me autoritetet e Kosovës çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin ka thënë se nuk ka afate, por besojnë se është një obligim ekzistues që duhet të përmbushet.

“ Tash është obligim ekzistues, i vetmi obligim në kuadër të dialogut të Brukselit që kaloi në Kuvendin e Kosovës, për këtë është e rëndësishme zgjidhja e kësaj çështjeje kur mendoj për komunitetin në veri të Kosovës dhe për atë si mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre edhe si qytetarë të Serbisë edhe si qytetarë të Kosovës. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën kulturore, shoqërore dhe politike të Serbisë në pajtim me kushtetutën e Serbisë dhe në bazë të shtetësisë së tyre serbe, por kanë edhe të drejtën e mbrojtjes së plotë të institucioneve të Kosovës në bazë të Shtetësisë së Kosovës, prandaj krijimi i asociacionit të komunave serbe është parakusht kyç për arritjen e progresit”, tha ai./RTS/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?