I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë dhe lejojë kthimin e serbëve në institucionet e vendit si lëvizje drejt normalizimit.
Escobar ka deklaruar se ekzekutivi duhet të lejojë kthimin e atyre që duan dhe kanë të drejtë të vazhdojnë punën në institucionet e Kosovës.
“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë njerëzit që do të kthehen, ata që kanë të drejtë të kthehen, t’i lejojnë të kthehen. Dhe, më pas të lëvizim përpara në diskutimet për normalizim… Mendoj se ata duan të kthehen. Mendoj se askush nuk përfiton nga bojkoti. Mendoj se të gjithë duhet të angazhohemi në procesin e pajtimit dhe mendoj se ata mund të jenë pjesë e këtij procesi”- ka thënë ai gjatë intervistës së dhënë për REL.
Ndryshe serbët lokalë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, sidomos në numër të madh nga Policia e Kosovës, gjyqësori dhe komunat, të gjithë në shenjë proteste ndaj suspendimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të drejtori të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, pasi ky i fundit kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’u shqiptuar fletëqortime pronarëve të automjeteve me targa ilegale serbe.
Ndryshe Escobar sot dje ka qëndruar në Kosovë, ndërsa sot në Beograd, meqë rast me krerët e dy shteteve kanë diskutuar për zhvillimet në veri të Kosovës.