KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar flet për përfitimet dhe pasojat që do t’i kenë Kosova e Serbia nëse arrihet ose dështon marrëveshja
Politikë

Escobar flet për përfitimet dhe pasojat që do t’i kenë Kosova e Serbia nëse arrihet ose dështon marrëveshja

Kosova News
Kosova News 14:28 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Në rast se arrihet kjo marrëveshje, Escobar tha se të dy shtetet do të kenë përfitime, por paralajmëroi edhe për pasojat nëse palët nuk pajtohen.

Escobar ua ka bërë të qartë të dy shteteve se dështimi për arritjen e marrëveshjes ndikon direkt në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj. Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për REL.

Emisari i ShBA’së ka folur edhe për përfitimet që do t’i kenë Kosova e Serbia, në rast të arritjes së marrëveshjes.

Përveç përfitimeve në aspektin ekonomik, Escobar ka thënë se ka edhe përfitime politike, veçanërisht për Kosovën duke thënë se do të ndihmonte që të lëvizte më shpejt në strukturay evropiane.

“Do të filloj me më të rëndësishmen. Tregu më i madh për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian. Dhe, kështu ajo që bën është se u jep investitorëve besimin se të dyja vendet po i afrohen atij tregu, po i harmonizojnë tregjet e tyre me kërkesat rregullatore dhe legjislative të BE-së dhe se çfarëdo investimi këtu, në Ballkanin Perëndimor, në fund të fundit është një investim në një treg evropian. Pra, kjo është më e madhja dhe kjo është pasojë e natyrshme e kësaj. Por, ka edhe përfitime të tjera, ka përfitime politike. Ajo hap derën që të dyja vendet të lëvizin më shpejt në strukturat evropiane, veçanërisht për Kosovën”, ka thënë Escobar.

Escobar: Është e pagjasë që Asociacioni të shndërrohet në Republika Srpska

Gjithashtu lexoni:

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Kosova News 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit
10:30 -30/07/2026
Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja
09:54 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?