KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ënjtjet e këmbëve, shkaktarët dhe trajtimi
Shëndetësi

Ënjtjet e këmbëve, shkaktarët dhe trajtimi

Kosova News
Kosova News 11:09 -18/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas Dr. Gëzim Berisha, ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset në përditshmëri. Më së shpeshti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë dhe atë kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë. Ndryshe kjo quhet si edemë.

Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jetë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Psh pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve. Shtatzënia është një gjendje tjetër normale kur mund të ënjten këmbët për shkak të presionit që bënë foshnja në venat e këmbëve të nënës. Mbipesha trupore, poashtu, shoqërohet me ënjtje të këmbëve.

Ndonjëherë ënjtja e këmbëve mund të jetë vetëm një efekt anësor i barnave që përdoren për mjekimin e sëmundjeve të caktuara. Edemën më së shpeshti e shkaktojnë barnat e përdorura për trajtimin e shtypjes së lart të gjakut siç janë amlodipina, corali, nifedipina etj. Edema mund të shkaktojnë edhe aspirina, ibuprofeni, naproxeni, medikamentet hormonale, kontraceptivët oral, barnat antidepresive, etj.

Mund të themi se, shkaktarët janë të parrezikshëm, sepse mjafton ndërprerja e këtyre barnave dhe edemat do të largohen për disa ditë. Normalisht barnat në fjalë pastaj duhet zëvendësuar me barna të tjera.

Shkaktar i rrezikshëm i ënjtjeve të këmbëve janë sëmundjet e zemrës. Pamjaftueshmëria e zemrës ose insuficienca e zemrës është kjo një gjendje kur zemra nuk pompon gjakun në mënyrë të mjaftueshme. Kjo gjendje është përfundimi i keq i të gjitha sëmundjet e zemrës nëse ato nuk mjekohen mirë dhe me kohë. Në këtë gjendje, zemra është aq e dobët sa që nuk mundet në mënyrë adekuate ta pompojë gjakun nëpër tërë organizmin dhe për pasojë ka grumbullimin e ujit në pjesë të ndryshme të trupit, si p.sh., në këmbë, bark apo mushkëri. Kjo gjendje përpos që shkakton ënjtje të këmbëve, shkakton edhe frymëzënie, kollë, lodhje të përgjithshme trupore.

Sëmundjet e ndryshme të veshkave dhe të mëlçisë mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve, qoftë për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm të proteinave përkatësisht albuminave në mëlçi, qoftë nga humbja e pakontrolluar e tyre përmes veshkave në urinë.

Sëmundjet e ndryshme të venave të këmbëve shkaktojnë ënjtje. Të tilla sëmundje janë: tromboza e venave të këmbëve, venat varikoze, insuficienca e venave të këmbëve.

Pacientët që vuajnë nga ënjtja e këmbëve mund të marrin disa masa edhe në ambientet shtëpiake për trajtimin e tyre. P.sh., vendosja e këmbëve mbi ndonjë jastëk gjatë pushimit, pastaj ushtrimi i këmbëve sepse kjo bënë që të pompohen uji nga këmbët në drejtim të zemrës, zvogëlimi i konsumimit të kripës, humbja e peshës, mos përdorimi i çorapeve të ngushta, etj.

Në rast se kjo nuk ndihmon, atëherë duhet kërkuar ndihmë nga profesionistët për trajtimin e tyre varësisht nga shkaktari.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 18/07/2022 18/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?