KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A do të ketë këtë vit subvencione për pajisje efiçiente ngrohjeje për familjet? – flasin nga Ministria
Ekonomi

A do të ketë këtë vit subvencione për pajisje efiçiente ngrohjeje për familjet? – flasin nga Ministria

Alban Begolli
Alban Begolli 19:15 -28/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, gjatë dy viteve të kaluara kishte subvencionuar qindra familje kosovare për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje, duke u mundësuar atyre konsum më të ulët të energjisë elektrike dhe ngrohje më efikase në dimër.

Ndërkaq për këtë vit, kjo ministri ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa, siç kishte ndodhur gjatë dy viteve të fundit.

Në përgjigjen zyrtare për KosovaNews, kjo ministri ka bërë të ditur vetëm se më 16 shtator 2025 është prezantuar skema e re e granteve për energji të pastër, e cila mbështet ndërmarrjet prodhuese me fonde deri në 25 mijë euro për biznes.

Sipas njoftimit, skema financohet nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatohet nga KIESA/MINT në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev. Përmes saj, bizneset mund të përfitojnë për investime në izolim të ndërtesave, sisteme solare fotovoltaike, sisteme solare termike, bateri për sistemet solare dhe pajisje për rritjen e efiçiencës.

Ndërsa për familjet, Ministria ka lënë ende të paqartë nëse do të ketë thirrje të re për subvencionimin e pajisjeve efiçiente ngrohjeje. Ajo ka sqaruar vetëm se qytetarët do të njoftohen me kohë në rast se hapet një thirrje e tillë, por për momentin nuk ka dhënë asnjë datë apo detaj konkret.

Kujtojmë se në vitin e kaluar, thirrja për këto lloj subvencionesh ishte hapur me 21 shtator. /KosovaNews /

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Alban Begolli 28/09/2025 28/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?