Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon një vizitë të papritur në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e dialogut mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kosovar, Sorensen pritet të takohet me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.
Takimi vjen në një moment delikat për politikën e brendshme të Kosovës, e cila po përballet me një bllokadë institucionale pas zgjedhjeve të fundit.
Pavarësisht fitores në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të siguronte votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e kuvendit, çka ka vonuar edhe konstituimin e institucioneve të reja./euronews/