KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak vjen sot në Kosovë
Politikë

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak vjen sot në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:58 -06/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i BE-së,  për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak do vizitojë sot Prishtinën, merret vesh nga burimet ne Bruksel. Ai pritet që të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin si dhe përfaqësuesit e opozitës.

Burimet e BE-së bëjnë të ditur se bisedat do fokusohen në propozimin e fundit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, të cilin delegacioni pesanëatrësh euro-amerikan e solli në Prishtinë gjatë vizitës së zhvilluar më 21 tetor.

Pritjet e BE-së janë që Prishtina të nisë punën në formimin e këtij organi meqë siç thuhet, propozimi i fundit është “modern dhe i balancuar” dhe i bazuar në përvojat më të mira evropiane.

Gjithashtu pritet që Lajçak gjatë vizitës në kryeqytetin Kosovar të shikoj mundësitë e organizimit të një takimi të ri mes Kosovës e Serbisë. Fillimisht do duhej të organizohet një takim në nivel kreynegociatorësh e varësisht nga kjo edhe takimi i liderëve.

Liderët janë takuar herën e fundit më 14 shtator, takim ky që dështoi pa pajtim të palëve. Me këtë rast kryeministri Kurti refuzoi planin e zbatimit të propozuar nga Bashkimi Evropian si dhe akuzoi ndërmjetësin Lajçak se “e ka humbur neutralitetin” në proces.

Më 26 tetor u mbajtën takimet e ndara mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, preisdfentoit Francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Georgia Meloni me kryeministrin e Kosovës në njërën anë dhe presidentin e Serbisë ne anën tjetër.

Një ditë më vonë, Gjermania Franca dhe Italia formalisht kërkuan nga Serbia njohjen de facto të Kosovës ndërsa nga Kosova kërkuan formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë./rtk

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?