KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari amerikan Gabriel Escobar sot viziton Kosovën, takon krerët e shtetit dhe liderët e opozitës
Politikë

Emisari amerikan Gabriel Escobar sot viziton Kosovën, takon krerët e shtetit dhe liderët e opozitës

Kosova News
Kosova News 08:08 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar sot pritet të vizitojë Prishtinën. Në kuadër të intensifikimit të dialogut, diplomati amerikan, përveç liderëve institucionalë do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.

Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takojë fillimisht presidenten Vjosa Osmani.

Kjo është konfirmuar nga këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Po, presidentja Osmani do të takohet me Emisarin Gabriel Escobar”, tha Kupina.

- Reklamë -

E pas Osmanit, emisari amerikan Gabriel Escobar do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria, takimi Kurti – Osekobar  pritet të ndodhë në orën 9:50.

Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse kjo është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon edhe partitë opozitare.

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Mirslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.

Në dy takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, Lajçak ka thënë se temë boshte e diskutimit kanë qenë targat dhe energjia.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

I fundit ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Vuçiq. E në këtë proces janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron, të cilët kanë dhënë një propozim për marrëveshjen dypalëshe./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje
09:55 -05/06/2026
Çmimi i naftës për sot
09:43 -05/06/2026
Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?