Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe pesë nënkryetarët, deputetët e sapobetuar pritet të mblidhen edhe në një seancë tjetër gjatë mbrëmjes ku pritet votimi i qeverisë Kurti 3.
Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas saj, sonte do të ftohet edhe seanca për zgjedhjen e Qeverisë.
Më herët, Kuvendi emëroi pesë nënkryetarët si një pako, pas marrëveshjeve të arritura mes subjekteve politike.
Hekuran Murati nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën.
Blerta Deliu-Kodra nga PDK propozoi Vlora Çitakun, ndërsa Besian Mustafa nga LDK propozoi Kujtim Shalën. Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq propozoi veten për rolin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë propozuan Emilia Rexhepin.
Pas propozimeve, me 104 vota për, 3 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi miratoi zgjedhjen e tyre.
Sonte pritet të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë Kurti 3.erisë Kurti 3.



