Qeveria ka emëruar drejtorët e rinj të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë.
Pas shqyrtimit të një liste prej 16 emra, kryeministri Albin Kurti propozoi emrat e për bordin e drejtorëve dhe vendimi u miratua me votim unanim.
Jusuf Nikçi do të jetë kryesues i bordit, kurse anëtare u emëruan Mevlyde Kelmendi – Begolli, anëtar edhe Simon Balaj dhe Driton Sylça.
Mandati i të emëruarve do të zgjasë 3 vjet.