Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të marten zhvillon ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Hungarisë, në stadiumin ”Puskas Arena”, ndeshje kjo e cila nis nga ora 19:00.
Në këtë ndeshje, trajneri Franco Foda do të ketë nën urdhrat e tij edhe mesfushorin Lindon Emerllahu.
Futbollisti i Ballkanit ishte i angazhuar me skuadrën U21, ku Kosova barazoi 0-0 me Gjermaninë.
Emërllahu do të nisë stërvitjet gjatë ditës sq sotme dhe mund të luajë të marten ndaj Hungarisë.