KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elshani: Plumbat, gëzhojat dhe flamuri i Serbisë u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku
Siguri

Elshani: Plumbat, gëzhojat dhe flamuri i Serbisë u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku

Kosova News
Kosova News 13:03 -05/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se municionet që u sekuestruan në Banjskë të Zveçanit janë gjetur afër vendit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023.

“Në anën e djathtë të vendit ku u vra polici ynë në shtator, jo në drejtim të manastirit ku tashmë kemi bërë kontrolle, por para urës në këtë fshat – rastësisht kemi hasur në 689 copë municione”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Banjskë gjeti e sekuestroi 689 fishekë, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47

Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Ndryshe, në këtë fshat, më 24 shtator 2023, një grup terrorist nga Serbia i udhëhequr nga Milan Radojçiq, e kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas këtij sulmi, ky grup kishte hyrë në Manastirin e Banjskës, ku kishin vazhduar luftimet me Policinë e Kosovës.

Si kundërpërgjigje, policia i kishte vrarë 3 pjesëtarë të grupit terrorist. Të tjerët kishin arritur të largoheshin.

Milan Radojçiq aktualisht gjendet i lirë në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Një qytetar nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, përfshihen një veturë dhe një kamion

U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Kosova News 05/01/2024 05/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Adoleshenti në Connecticut kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – përfundoi në polici
15:28 -09/06/2025
E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd
15:25 -09/06/2025
Publikohet Lineupi i Beerfest Kosova 2025
15:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?