Miliarderi Elon Musk planifikon ta ndërtojë qytetin e tij jashtë Austinit, në shtetin e Texasit, shkruan “Wall Street Journal”.
Gazeta me reputacion ka raportuar se qyteti i planifikuar në lagjen Bastrop do të ndërtohet pranë objekteve Boring dhe SpaceX që janë në ndërtim e sipër.
Pronari i Twitterit planifikon të vendosë rregullore të dizajnuar nga vetë ai për qytetin.
Musku dëshiron që punonjësit në kompanitë e tij Boring, Tesla dhe SpaceX të jenë në gjendje të jetojnë në shtëpi të reja me qira nën nivelin e tregut.
“Sipas ligjit të Texasit, një qytet ka nevojë për të paktën 201 banorë përpara se të paraqesë për inkorporim, ndjekur nga miratimi i një gjykate të qarkut”, thuhet në raport.
Qarku Bastrop ka thënë se nuk ka marrë ende kërkesë nga Musku.