KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare
Botë

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Bekim Morina
Bekim Morina 19:51 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump,

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare.

Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit.

Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si një vendim i përbashkët mes tij dhe Trump, me Presidentin amerikan që deklaroi se ai mbetet i kënaqur me punën e Musk.

CEO i Tesla ishte një figurë e debatueshme për shkak të përpjekjeve të tij për të shkurtuar ndjeshëm administratën publike, çka solli shkarkime masive dhe padi kundër qeverisë Trump.

Musk gjithashtu investoi 20 milionë dollarë në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, por kandidati republikan i humbi ato. Kjo e bëri atë një objektiv politik, pasi demokratët e portretizuan garën si një betejë mes popullit dhe Musk.

Ndërkohë, Tesla pësoi një rënie të ndjeshme në shitje dhe aksionet e saj ranë, ndërsa disa pika shitjeje u vunë në shënjestër me zjarrvënie. Megjithatë, lajmi për rikthimin e Musk në biznes bëri që aksionet e kompanive të tij të rriteshin sërish.

Marrëdhënia e tij me Trump ka qenë e afërt, me miliarderin që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe i bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Pavarësisht mbështetjes publike, Trump ka sinjalizuar në privatësi se anëtarët e kabinetit të tij janë përgjegjës për departamentet e tyre, jo Musk. Sakaq, ky vendim pritet të ketë ndikime të mëdha si në politikën amerikane, ashtu edhe në bizneset e Musk. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

SKANDAL – Emri i “Gjeneral Jankoviq” rikthehet në dokumentet zyrtare në Han të Elezit

Musk: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë

Bekim Morina 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve
17:56 -01/06/2025
Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
17:32 -01/06/2025
Rizvanolli: KEK-u merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda afatit ligjor
17:25 -01/06/2025
Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
17:23 -01/06/2025
Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi
15:44 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?