KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekzekutivi nis procesin e themelimit të Shkollës për Administratë Publike
Politikë

Ekzekutivi nis procesin e themelimit të Shkollës për Administratë Publike

Kosova News
Kosova News 15:44 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria po planifikon themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës Publike, që pritet të përforcojë kapacitetet e shërbimin civil. Themelimi i kësaj shkolle po shihet gjithashtu si një hap tjetër në procesin e reformës së administratës publike në vend.

Me qëllim fuqizimit të administratës publike dhe ngritjes së profesionalizimit të shërbimit civil, Qeveria po planifikon themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës Publike.

 Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, thekson se kjo shkollë do të jetë një pjesë e rëndësishme e procesit të reformës së administratës publike.

 “Kjo shkollë do ta mundësoj përforcimin afatgjatë të kapaciteteve në shërbimin civil. Po flasim për formësimin e kuadrove për 20 vitet e ardhshme”, thotë Dobra.

Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, se kur planifikohet të nisë punën shkolla për administratë publike. Nga MPBAP, pa treguar ndonjë datë kanë thënë se Qeveria ka krijuar një bord këshillues me ekspertë ndërkombëtarë e vendorë, të cilët janë duke “shikuar modele të ndryshme në Evropë e më gjerë” për themelimin e shkollës. Tutje në përgjigjen e ministrisë thuhet se “ShKAP do të jetë nyja kyçe në formësimin dhe trajnimin afatgjatë të burimeve njerëzore të administratës shtetërore” dhe se shpresojnë që shkolla të jetësohet sa më parë.

Naser Shamolli, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike pohon se krijimi i shkollës së administratës publike është hap i mirë. Por, sipas tij, çdo iniciativë që ndërmerret për krijimin e kësaj shkolle duhet të ketë për bazë mirëfunksionimin e saj.

 “Nëse nuk bëhet kjo, atëherë duhet të fuqizohen mekanizmat institucional që i kemi, në këtë rast Instituti për Administratë Publike. Krijimi i një institucioni të ri nuk e zgjidh problemin, nëse ai nuk ka kapacitete financiare e njerëzore”, thotë  ai.

Në Kosovë, që nga viti 2003 funksionon Instituti për Administratë Publike, i cili është përgjegjëse për zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në shërbimin civil.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

Kurti bëri homazhe pranë bustit të mjekut dhe ushtarit të UÇK-së, Vezir Bajrami

Kosova News 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?