Në nderim të veprës së akademik Shyqri Nimani prezantohet për publikun këndi me punën e tij nga arkivi dhe koleksioni i GKK-së.
Shyqri Nimani u lind në vitin 1941, në Shkodër, Shqipëri. Nimani njihet si dizajneri i parë grafik, ai poashtu është një ndër themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, Kosovë. Nimani diplomoi nga Akademia e Arteve Aplikative në Beograd, me 1967, në seksionin e librit. Ai i bëri studimet postdiplomike në vitin 1969 në të njejtin univerzitet dhe vazhdoi hulumtimin e tij artistik në Japoni në periudhën 1976-78. Me 1979, ai u bë drejtori i parë i Galerisë Kombëtare të Kosovës, detyrë që e ushtroi për 10 vite. Përgjatë këtyre viteve kontriboi në krijimin e koleksionit, arkivës dhe indentitetin vizuel të GKK-së apo siç njihej në atë kohë si Galeria e Prishtinës.
Publiku mund ta vizitoj arkivin e punëve të Nimanit në këtë orar:
Marte – Premte 10:00 – 18:00