KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ekspozita në Prekaz tregon themelet mbi të cilat eci populli shqiptar
Politikë

​Ekspozita në Prekaz tregon themelet mbi të cilat eci populli shqiptar

Kosova News
Kosova News 13:18 -28/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim Arkivat e Shqipërisë, në Kompleksin Memorial në Prekaz, sot kanë hapur ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”, në nderim të festave të 28 Nëntorit dhe 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E interesimi për të parë këtë ekspozitë ishte i madh nga qytetarët që sot po e vizitonin Prekazin sot në ditën e flamurit, dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Bedri Zymberaj, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore të Kosovës, tha se kjo ekspozitë pasqyron fakte që tregojnë rrjedhën e historisë shqiptare.

“Kemi përgatitur ekspozitën ‘Të ndarë, por të pashkëputur pas shpalljes se pavarësisë për një periudhë gati 1 shekull ne ishim të ndarë, por përkundër kësaj kishim disa fije të lidhura të cilat e lidhnin atë lidhshmërinë të asaj ADN kombëtare të shqiptarisë dhe meqë ishte e tillë, ne kemi sjell këtu fakte mbi të cilat janë zhvilluar ngjarjet njëra pas tjetrës. Dokumentet e ekspozuara në këtë ekspozitë janë kryesisht të drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë por edhe një pjesë janë të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, sidomos kemi të bëjmë me disa momente të veçantë kur i referohemi viti 1968 që kemi 500 vjetorit të përkujtimit të vdekjes së Skënderbeut, pasta konsultën e Prishtinës që është pararëndese e kongresit të drejtshkrimit me moton një komb një gjuhë, pastaj kemi të drejtën e përdorimit të flamurit, pastaj 100 vjetorit të Lidhjes të Prizrenit… mbi bazën e këtyre prurjeve që ka ndodh në këta përvjetor është mbrojtur, forcuar, edukuar, konsoliduar shpirti atdhetar dhe luftarak që kulmon me luftën e UÇK. Janë ngjarje që kanë pas impakt në zhvillimet e mëvonshme të shqiptarëve për të arritur në ditët tona”, tha ai.

Kurse, drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido tha se kjo ekspozitë tregon themelet e tokës shqiptare.

“Në ditën e shpalljes së pavarësisë nuk u shpall thjesht pavarësia, u krijua identiteti ynë modern, bashkëkohor kombëtar që ishte të krijojmë një Shqipëri për të gjithë shqiptarët nga Prevreza në Nish, ajo ishte pavarësia e shpallur për begati, mirëqenie, siguri dhe identitet dhe krenari shqiptare. Iu vendosen disa kufij të padrejtë, ama mesazhi është i njëjtë, ka ndryshuar që në realitetin e sotshëm që ne sot jo thjesht e njohim por edhe e përkrahim të dy shtetet e shumicë shqiptare, të tre shteteve me gjuhë zyrtare shqipe të pesë shteteve nga gjashtë sa duhet të ishin me të drejta shqiptarësh për të ndërtuar bashkërisht sot në momentin më të mirë që kanë shqiptarët, për të ndërtuar tashmë një shqiptari të përbashkët e cila do të prodhoj begati dhe mirëqenie për qytetarët e vetë, për shqiptarët dhe identitetin e krenarinë kombëtare. Kjo ekspozitë këtë mesazh jep, na tregon themelet mbi të cilat ne ecim sepse nuk ecim mbi tokë të shkretë”, tha ai.

Bido shtoi se kjo ekspozitë është hapur dhe në Prekazin meqenëse Prekazi është i Adem Jasharit, e Adem Jashari është i gjithë shqiptarëve.

“Kjo ekspozitë është hapur dje në një moment solemn dhe sot është një moment solemn në Prekazin e shqiptarisë sepse Prekazi është i Adem Jasharit, por Adem Jashari është i të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur”, u hap dje për herë të parë në Tiranë me rastin e mbajtjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 28/11/2022 28/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?