Pak çaste më parë, Kuvendi i Odës së Farmacisteve të Kosovës (OFK) në shumicë votash me mocion mosbesimi e ka shkarkuar kryetarin e Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.
Sipas burimeve të Kosovanews arsye e shkarkimit të kryetarit të OFK-së janë për shkelje statutore.
Kujtojmë se edhe gjatë zgjedhjes së Arianit Jakupit, kishte pasur mospajtime brenda anëtarëve të OFK-së për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit.