KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE: Rikthehet edhe një herë në rigjykim përballja e Telekomit me Devollët – Shpëtohen 5.7 milionë euro në minutat e fundit  
Ekonomi

EKSKLUZIVE: Rikthehet edhe një herë në rigjykim përballja e Telekomit me Devollët – Shpëtohen 5.7 milionë euro në minutat e fundit  

Kosova News
Kosova News 15:59 -27/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Komerciale e Kosovës ka shpallur sot aktvendimin e fundit të shkallës së dytë  lidhur me kontestin mes “Dardafon. Net LL.C” dhe Telekomit të Kosovës, duke e kthyer edhe një herë rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Kështu Telekomi i Kosovës nuk do të paguajë 5.7 milionë euro që po i kërkon përmes një padie kompania e Devollëve “Dardafon. Net LL.C”, e cila që prej korrikut të 2019 i ka mbyllur operacionet në fushën e telefonisë mobile dhe tash vepron vetëm si një kompani, por pa operim në aktivitetet të cilat i ka veprimtari të regjistruar.

Në vendimin që ka siguruar KosovaNews, shihet se gjyqtari i shkallës së dytë Faton Bajrami ka vendosur që ky rast përveç që të kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje, obligon që çështjen ta gjykojë një gjyqtar tjetër.

Kjo është hera e tretë që Gjykata Komerciale e shkallës së dytë e merr një vendim të tillë.

Mirëpo kësaj radhe ka obliguar shkallën e parë që të ndërrohet gjyqtari, Alajdin Tërshnjaku, i cili për herë me radhë kishte vendosur të favor të Devollëve dhe obligonte Telekomin për pagesën prej më shumë se 5.7 milionë eurove.

Kujtojmë se Gjykata Komerciale e Kosovës në vendimin e saj për rastin e procedurës përmbarimore mes debitorit – Telekom Kosova dhe kreditorit “Dardafon.net” ka vendosur lidhur me ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të vitit 2016.

Përmes këtij vendimi, Gjykata Komerciale e detyron Telekomin e Kosovës që t’ia paguajë kreditorit “Dardafon.net” shumën 5,732,871.34 euro në një afat prej 7 ditësh nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.

Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Marrëveshja kishte shkuar deri në Tribunalin e Arbitrazhit, i cili kishte vendosur në favor të “Dardafonit”.

Sipas Telekomit, vendimi i Arbitrazhit ishte mbi 27 milionë euro, kurse Telekomi veçse kishte kryer pagesa në emër të vendimit të Arbitrazhit në shumën prej rreth 40 milionë euro ndaj “Dardafonit”.

Sipas Telekomit të Kosovës, kompanisë “Dardafon” i janë paguar mbi 13 milionë euro më shumë.

Për këtë rast të përmbarimit ishte bërë një ekspertizë financiare, të cilën e kishte përpiluar eksperti financiar Remzi Ismajli, i cili ishte caktuar nga Organi përmbarues në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale të datës 27 tetor 2022, për nxjerrjen e provës me ekspertizë financiare.

DOKUMENTE:

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani, pas takimit me Costan: T’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

PAMJE EKSKLUZIVE – Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Kosova News 27/12/2023 27/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?
19:51 -14/05/2025
Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”
19:35 -14/05/2025
Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit
19:20 -14/05/2025
Presidentja Osmani, pas takimit me Costan: T’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së
19:16 -14/05/2025
Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?