KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE – Gjykata Themelore refuzon padinë e Pal Lekajt ndaj Hysen Durmishit
Pa kategori

EKSKLUZIVE – Gjykata Themelore refuzon padinë e Pal Lekajt ndaj Hysen Durmishit

Kosova News
Kosova News 12:23 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar  padinë për shpifje të ish-ministrit të transportit dhe telekomunikacionit  Pal Lekaj ndaj zëvendësministrit të tanishëm të po kësaj ministrie Hysen Durmishi.

Më datë 30.07.2021, Pal Lekaj kishte paraqitur padi me pretendimin që ndaj tij është shpifur nga zëvendësministri Hysen Durmishi  ku në një emision televiziv e kishte quajtur ish ministrin Lekaj dhe bashkëpunëtoret e tij si “grup Kriminal”

“Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendësministrit të MMPHI-së, H. Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një ‘grup kriminal’, kishte deklaruar Pal Lekaj në ditën që e paraqiti padinë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përmes kësaj padie, Lekaj kishte kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së sigurisë, si dhe dëmshpërblim prej 20 mijë eurove nga Hysen Durmishi.

KosovaNews ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në të cilin thuhet se “Pas shqyrtimit të provave dhe materialeve marrjes në pyetje të palëve Gjykatë Themelore në Prishtinë, më datë 13.06.2022, e ka refuzuar si të pabazuar padinë e ish-ministrit Lekaj”.

Zëvendësministri Durmishi në një përgjigje me shkrim të deponuar në gjykatë me datë 07.10.2021 e kishte kundërshtuar në tërësi propozimin për caktimin e masës së sigurisë. Të njëjtin e ka kundërshtuar edhe në aspektin e cenimit të lirisë së shprehjes e garantuar edhe me akte  ndërkombëtare dhe me kushtetutën e vendit.  Në seancën dëgjimore përfaqësuesi i Durmishit në këtë seancë ka thënë se zëvendësministri në emisionin në fjalë ka shpjeguar gjëra për të cilat tashmë Prokuroria Speciale e Kosovës saktësisht më 4 shkurt të këtij viti ka publikuar aktakuzën ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve për keqpërdorimet që kanë ndodhur në ministrinë në fjalë./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Sveçla: Stacioni policor i ka munguar me dekada Zubin Potokut, objekt shembull

Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok

TAGGED: Gjykata Themelore, Hysen Durmishi, Pal Lekaj, Refuzohet padia e Pal Lekajt
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?